Arion Sulo: Lista e hapur, thertore elektorale. Kurse 46 besnikët e Ramës janë të sigurtë

Arion Sulo: Lista e hapur, thertore elektorale. Kurse 46 besnikët e Ramës janë të sigurtë

Gazetari Arion Sulo e cilëson lëvizje të gabuar politikisht, futjen në listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë të PS, emra të rinjsh të panjohur dhe shumicën e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Për të Rama po merr 46 besnikë të vetes së tij në listën e sigurt dhe po qëndron edhe ai vetë i sigurt në këtë listë. Sulo tha se sakrifikimi që po u bëhet emblemave të PS, njerëzve si Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, lojtarë që i kanë dhënë fitoren deri tani socialistëve, është njëlloj sikur ti hedhë ata në një thertore elektorale.
“E çuditshme dhe pa gjasë që t’i të bësh një ekip dhe lojtarët që të kanë dhënë fitoren deri tani, është karriera e PS, t’i sakrifikosh, dhe bëhet me një qëllim. Pra ti merr ca të panjohur pa lidhje me PS dhe con PS në zgjedhje për të fituar, dhe sakrifikon ata që kanë patur lidhjen, ideologjinë me partinë”, tha Sulo në ”News 24”.

Për të 46 emrat e listës së mbyllur i ka caktuar 6 muaj para dhe ata janë besnikët e tij. ”Ka emra mes socialistëve që Rama nuk i ka të sigurt. Ditmir Bushati psh. për atë iku se ishte i pabindur. Nëse situata politike ndryshon, ata janë të parët që do të reagojnë. Ajo që shihet drejt, është fakti që karrigen e ka të sigurt, të ardhmen e vet, dhe maksimalizimin e fitores. Mendoj se politikisht kjo lëvizje e Ramës është e gabuar, pra ai heq peshat e rënda, njollat e SPAK dhe rri vetë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente