Alpinisti mbijetoi 10 ditë në male duke pirë…
Një histori reale është ajo e një burri nga Kalifornia, i cili kaloi dhjetë ditë i bllokuar në male, pasi humbi në një shëtitje dhe ia doli të mbijetojë duke pirë sasi të mëdha uji. Lukas McClish, 34 vjeç, u nis për një ecje në malet Santa Cruz më 11 qershor, por humbi. Familja e tij zyrtarisht e raportoi atë të zhdukur dhe kërkimet nisën menjëherë.
McClish u gjet falë një droni në Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods, parku shtetëror më i vjetër i Kalifornisë. “Kishte raporte të shumta të dëshmitarëve që dëgjuan dikë duke bërtitur për ndihmë, por vendndodhja e atij personi ishte e vështirë të përcaktohej”, thanë autoritetet. McClish u gjet pa lëndime të mëdha dhe u ribashkua me familjen e tij.
“Unë u largova me vetëm një palë pantallona dhe një palë këpucë për ecje. Kisha një elektrik dore dhe një palë gërshërë të palosshme. Nuk kisha asgjë tjetër. Thjesht sigurohesha të pija sa më shumë ujë nga ujëvarat apo përrenjtë, mirëpo sa më shumë kalonin ditët, aq më shumë trupi im kishte nevojë për ushqim. Fatmirësisht ia dola!”, tha ai.
Burimi