
Agron Gjekmarkaj në Mirditë
Agron Gjekmarkaj poston foto nga takimi me demokratët në Mirditë dhe shkruan:”Jemi mbledhur për një qëllim të madh: për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën në Mirditë! Pavarësisht sfidave dhe emigracionit që ka prekur çdo familje, ne besojmë se me vizionin dhe përkushtimin e duhur, mund ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!
Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Mirditës, z. Aleksander Picaku, dhe kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Melyshi, prezantuam kandidatin tonë për deputet, z. Aleksandër Lala, një bir të denjë të kësaj treve, një intelektual dhe administrator me 34 vite përvojë në shërbim të komunitetit. Ai e njeh Mirditën, e kupton nevojat e saj dhe ka vullnetin për të sjellë ndryshimin që të gjithë presim!
Më 11 maj, është momenti për të zgjedhur zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë! Le të votojmë për Partinë Demokratike, për një Mirditë më të fortë dhe një Shqipëri më të drejtë!
Rroftë Mirdita! Rroftë Shqipëria! Fitore më 11 maji”.
Burimi