”Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD”, analistët përplasen në emision

”Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD”, analistët përplasen në emision

Një deklaratë e analistit Fitim Zekshi, i cili tha se aktivistja Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD për kandidatë për deputetë sepse përfaqëson vokacionin e kryetarit të PD-së, ka ngjallur debat në studion e emisionit Open.  Ka qenë Arion Sulo i cili i ka kërkuar të mos e çojë në qesharake, sepse sipas tij, në krye të listës nuk mund të jenë njerëz që bërtasin më shumë se kryetari.
Pjesë nga diskutimi:

Zekthi: Jam kundër trukeve. Partitë duhet të bëjnë një listë që përfaqëson vokacionin e kryetarit. Trump mori për nënpresident njeriun më të besuar. Në listën e PD duhet të jetë Adriana Kalaja.
Sulo: Po ti do ta çosh në qesharake.
Zekthi: Tani bëjmë shaka apo gallatë. Njeriu që përfaqëson më fort sjelljen, qëndrueshmërinë…kjo është pra, nëse do politikë serioze.
Sulo: Ku e ke parë këtë mo? Pse kush bërtet më shumë, kush thotë më shumë se lideri, është ai që duhet të jetë i dyti, apo kush ka më shumë merita?
Zekthi: Cili përfaqëson më mirë ato pikëpamje.
Sulo: Nëse Berisha do të formonte kështu listën do t’i binte e gjithë narrativa politike pas 2021.
Zekthi: Jam kundër trukeve. Njeriu nuk merret ditën e fundit.
Sulo: Ore, Ali Mehmeti. Unë po flas për të rinj si Ali Mehmeti.
Zekthi: Duhen njerëz që mbrojnë tezën.
Sulo: Po ta thashë këtë, Flamur Noka, Edi Paloka, Jozefina Topalli.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente