19 deputetë gjermanë në PD, Berisha: Folëm për narko-shtetin

19 deputetë gjermanë në PD, Berisha: Folëm për narko-shtetin

Sali Berisha ka pritur në ambientet e selisë blu një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Evropën Qendrore dhe Lindore. Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë. ”Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës”,-shkruan Berisha.
Postimi i plotë

Kënaqësi të prisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.
Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë. Duke u shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, informova delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.
Gjatë shkëmbimit u ndalëm mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur. Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.
Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, j’u përgjigja duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë. Reforma e drejtësisë e ka çbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.
Miqëve nga gjermania u theksova gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane. Në këtë drejtim, rigjej rastin të falënderoj Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente