Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koha për zgjedhje të parakohshme/ Teliti: Tirana në kolaps, drejtimi i Bashkisë ‘i dështuar’
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës në Bashkinë e Tiranës. Ai shprehet se situata është duke u përkeqësuar, me shërbime që kanë degraduar dhe abuzim të fondeve publike. Teliti kërkon që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, si një zgjidhje për krizën e thelluar në menaxhimin dhe drejtimin e kryeqytetit. Postimi i Dorian Telitit: EDHE PAK “PUNË” NGA RISTANI, DHE VELIAJ DO NA DUKET “AI I MIRI”. Nuk me vjen aspak mirë ta them, por kemi një drejtuese të komanduar në krye të Bashkisë Tiranë që po “ngre” qytetin në nivele të reja…të abuzimit, mungesës së shërbimeve, mungesës së transparencës dhe plehrave kapicë....