Burimi:
Tesheshi.com

“Koha për t’u kthyer” nën ikjen e madhe: “97-ta” e Edi Ramës
👁9342
Shqipëria po përjeton dramën më të madhe në post-komunizëm pas 97-ës tragjike larë me gjak, me shtet të shkërmoqur e ekonomi familjare të rrënuara, por gjithsesi jo me dëshpërimin e sotëm, nën një Shqipëri krejt tjetër nga e djeshmja, më estetike sipërfaqësisht, por më në dramë thelbësisht, nga humbja e shpresës dhe prirja e çmendur për ikje, ikje, ikje, deri në nivele të paimagjinueshme shpopullimi. E nën këtë klimë të rënduar sociale, njeriu që qeverisë këtë Shqipëri që po zbrazet, kryeministri Rama, realizon një podcast me slloganin “Koha për t’u kthyer”, duke biseduar me tre të kthyer nga emigracioni, nga...