‘Koha për një Kod të Ri!’, Spahiu sfidon politikën: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

‘Koha për një Kod të Ri!’, Spahiu sfidon politikën: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar nevojën për një reformim të thellë të Kodit Penal në Shqipëri, duke theksuar se ashpërsimi i Kodit Penal është i domosdoshëm për të frenuar shkelësit e ligjit, sidomos ata që cenojnë pronën publike dhe private. Në një intervistë televizive ai tha se vendi ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale, duke përfshirë edhe mundësinë e një Kodi Penal tërësisht të ri. ‘Shqipëria ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale dhe mund të ketë nevoje edhe për një kod tërësisht të ri penal. Kodi penal u miratua në një periudhë ku nuk kishte internet dhe nuk...