“Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve!”

“Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve!”

  Ali Asllani(Hakërrim) Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe! Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi! Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,ekselenca dhe shkelqesa, tuti...