Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Koha e Ramës ka përfunduar”, Berisha nga Valencia: Zëri i opozitës tani ushton fuqishëm në kancelaritë e BE dhe Uashington
👁10446
“Koha e Edi Ramës ka përfunduar”, tha Sali Berisha nga Valencia, ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Popullore Europiane (PPE). Sipas kreut demokrat opozita shqiptare edhe pse është në një sulm frontal, ka tashmë një zë të fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe SHBA-së. “Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Amerikë. Të themi të vërtetën. Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA...