Kodrat e Pilurit prej 15 orësh nën pushtetin e flakëve, ndërhyhet me helikopter

Kodrat e Pilurit prej 15 orësh nën pushtetin e flakëve, ndërhyhet me helikopter

Zjarri HIMARË- Kodrat e Pilurit janë përfshirë nga flakët dhe prej më shumë se 15 orësh, zjarri nuk është shuar. Këtë mesditë është dashur ndërhyrja me helikopter. Zjarri është favorizuar nga era e fortë që ka përhapur flakët. Që nga aktivizimi i zjarrit rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani, zjarri ka asgjësuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe pemë me ullinj.
Burimi: Zeri.ai