Kodi i ri Penal zbut dënimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, ekspertët ngrenë alarmin, ja si qeveria…

Kodi i ri Penal zbut dënimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, ekspertët ngrenë alarmin, ja si qeveria…

Ekspertët që, sipas qeverisë, kanë hartuar Kodin e ri Penal, kanë bashkuar në një të vetme veprën penale të korrupsionit nga zyrtarët e ulët me atë të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, duke sjellë praktikisht zbutjen e dënimit për këta të dytët, ndërsa implikimet që kjo sjell në afatet e parashkrimit sugjerojnë se disa zyrtarë aktualisht nën akuzë mund të amnistohen. Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen...