Kodi i ri Penal/ Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz ‘udhëheqësit’

Kodi i ri Penal/ Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz ‘udhëheqësit’

Në një nen të formuluar në mënyrë jashtëzakonisht jo precize, kodi i ri penal i prezantuar nga qeveria klasifikon si “përdhosje” talljen apo përpuzjen e emblemave kombëtare si flamuri apo stema, por edhe të presidentit, kuvendit, këshillit të ministrave apo Gjykatës Kushtetuese. Nga Gjergj Erebara, BIRN Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave  që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga...