KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të publikuar detaje nga dosja

KODI i ri PENAL: Gazetarëve u duhet leje nga gjykata për të publikuar detaje nga dosja

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ndryshimet e reja në rreth 105 nene në Kodin e Procedurës Penale prekin edhe mediat dhe gazetarët, ku me propozimet e reja kufizohet raportimi lidhur me çështjet hetimore. Konkretisht me ligjin e ri në nenin 103: Ndalohet  publikimi i akteve dhe i pamjeve të procedimit penal. Neni përcakton se ndalohet shpërndarja, apo publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të procedimit penal që janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, si dhe i përmbajtjes së tyre, nga organet proceduese, i pandehuri dhe mbrojtësi, viktima ose trashëgimtarët e tij, si dhe nga ekspertët ose persona të tjerë që kanë marrë dijeni mbi aktet për shkak të cilësive të tyre zyrtare. Drafti parashikon edhe ndalimin e akteve hetimore paraprake që nuk janë të mbrojtura nga sekreti hetimor,...