“Kodi i Erdoganit në Tiranë”, Gjekmarkaj shpërthen: Po testojnë dorëzimin e shoqërisë

“Kodi i Erdoganit në Tiranë”, Gjekmarkaj shpërthen: Po testojnë dorëzimin e shoqërisë

I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, foli në lidhje me shqetësimet dhe reagimet që nga ngjallur Kodi i ri Penal i hedhur për diskutim. Nënkryetari i PD-së e krahason me kod të republikës së Erdoganit dhe Bjellorusisë. Nga pikpamja profesionale ai ishte një mizerabilitet, nënvizon Gjekmarkaj, ndërsa vlerëson vëmendjen që shoqëria dhe media i ka kushtuar këtij rreziku që po i kanoset. “Mendoj që duhet falenderuar opozita për reagimin e menjëhershëm kundër këtij kodi, shoqëria civile, mediat përtej ngjyrave politike. Ka patur një reagim në një spektër mjaft të gjerë. Kjo tregon që shoqëria shqiptare është në alert dhe testohet herë pas here dhe ky testim kësaj here u bë në kohën e verës ku njerëzit janë...