Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e pacientëve që marrin mbështetje për trajtimin e stomës. “Me zërin e pacientëve që sot marrin një mbështetje qe u lehtëson përditshmërinë. Për herë të parë, trajtimi i stomës përfshihet në skemën e rimbursimeve, një lehtësim i rëndësishëm për mbi 800 qytetarë që përballen çdo ditë...