Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Koçiu: 800 pacientë do të përfitojnë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi
Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një lehtësim i madh për qindra qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sfidë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një lajm të mirë për pacientët me stomë. Koçiu bëri të ditur se rreth 800 pacientë do të përfitojnë menjëherë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi. Për këtë qëllim, Koçiu u shpreh se është vënë në...