Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: 40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë
Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “40 infermierë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” në një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”. Ministrja Koçiu u uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu Koçiu ka përcjellë edhe mesazhet e disa prej infermiereve fituese në portal. Emina Hima, e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike tha se “pas aplikimit...