Klosi i kthehet Berishës: Gazideden e bëre komandant të FA në ’97 për të vrarë njerëz
Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të Sali Berishës për rastin e Vlora Hysenit, duke rikthyer në Kuvend akuzat ndaj ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede. Klosi akuzoi Berishën se në vitin 1997 e bëri Gazideden komandant të Forcave të Armatosura, ndonëse ishte i akuzuar për vrasje. Sipas Klosit, Berisha e bëri Gazideden kreun e FA për të vrarë më shumë njerëz e për të shkatërruar Shqipërinë, duke hapur depot e armëve. “22 vjet ke drejtuar këtë forcë politike në opozitë. Janë shumë për jetën një politikani, po 22 vjet s’ke hequr dorë nga akuzat mbi institucionet, nga akuzat për krerët e shërbimeve, e përmende vetë këtu, edhe në opozitën e parë dhe në kaq vite të opozitës së dytë godet institucionet dhe sigurinë kombëtare. Ne e...
Burimi:
ntv.al