Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë: Një mision, jo thjesht një detyrë

Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë: Një mision, jo thjesht një detyrë

klodiana spahiu TIRANË- Klodiana Spahiu ka nisur zyrtarisht detyrën e saj të re në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Pas emërimit në këtë detyre, Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin e marrë dhe ka bërë të ditur prioritetet që synon të ndjekë gjatë drejtimit të institucionit. Spahiu e ka cilësuar shëndetësinë si një fushë me të cilën ka pasur gjithmonë lidhje të fortë, ndërsa theksoi se marrjen e detyrës së re e sheh si një mision për të vijuar reformat në këtë sektor. Reagimi i plotë i Klodiana Spahiut: Jam shumë e nderuar që, nga sot, marr zyrtarisht detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në këtë moment të dua të mirënjohjen...