“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas goditjes me plumb gome të deputetit Kliti Hoti gjatë protestës në Bulevard. Berisha e cilëson ngjarjen si një sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për urdhër politik. Në reagimin e tij, kreu i PD-së u bën thirrje mbështetësve të opozitës të mobilizohen, me mesazhin: “Të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!” “Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës për ta vrarë! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në kembë!...
Burimi:
gijotina.com