Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan
Pasi investoi rreth 21,6 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe ndërkohë që për vitin 2027 parashikohet transportimi i mbetjeve urbane drejt Shkodrës, duke qënë se praktikisht inceneratori nuk funksionon, qeveria ka përfshirë në listën e investimeve me rëndësi kombëtare një projekt të ri prej 16,77 milionë eurosh për infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan. Përveçse jashtë funksionit, inceneratori i Elbasanit ka qënë në qendër të hetimeve të SPAK me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre për zyrtarët e përfshirë. Së fundmi edhe administratori i shoqërisë administruese ECI-ELB po hetohet për marrje rryshfeti. Investimi i ri, i propozuar së fundmi nga Ministria e Mjedisit, është klasifikuar menjëherë si i maturuar, me nivel prioriteti institucional A dhe renditet në nënsektorin e menaxhimit të...
Burimi:
gijotina.com