Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat Kliti Hoti, i cili u godit me plumb gome gjatë protestës së zhvilluar në Bulevard. Përmes një reagimi publik, Demo bëri të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit të dyshuar për përdorim joproporcional të forcës, si dhe nisjen e një hetimi për të zbardhur rrethanat e incidentit. Ministri theksoi se respektimi i ligjit është detyrim për të gjithë, përfshirë edhe punonjësit e policisë, të cilët nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e tyre. Ai nënvizoi se dhuna nuk do të tolerohet, pavarësisht nëse ushtrohet nga protestuesit ndaj forcave të rendit dhe institucioneve, apo nga efektivët ndaj qytetarëve. Demo rikujtoi gjithashtu se...