Klejda Plangarica: Shkruaj sepse nuk bëj dot pa shkruar
Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafirja jonë është poetja, Klejda Plangarica. Si ndodhi takimi i parë me letërsinë? Besoj se ky takim, apo më mirë ky afrim ka ardhur krejt spontan, pa ndonjë përpjekje apo synim të vetëdijshëm. Fillimisht përmes përrallave të gjyshes sime, të cilat edhe sot e kësaj dite i kam të fiksuara në mendje. Pastaj pata fatin të rritesha mes librave, në një shtëpi me një bibliotekë të madhe dhe modeli i ofruar, duke parë vazhdimisht pjesëtarët e tjerë të familjes duke lexuar, pa dyshim që ka ndikuar tek unë. Më kishin abonuar që herët në revistat e dikurshme për fëmijë, fillimisht në revistën “Yllka”, më pas “Fatosi” e kështu me radhë. Ndërsa dhuratat që më lumturonin gjithmonë ishin përherë librat. Kur ratë...
Burimi:
kultplus.com