Kjo vjeshtë e vështirë politike!
Gushti mbaroi, por politika shqiptare nuk bëri pushime. Përkundrazi, palët hyjnë në shtator më të tensionuara, më të mobilizuara dhe me më shumë pikëpyetje se në fillim të verës. Kjo do të jetë një vjeshtë e vështirë politike. Për Edi Ramën, për Sali Berishën, por edhe për Protestën që prej muajsh kërkon të krijojë identitetin e vet politik. Edi Rama hyn në këtë vjeshtë me 83 mandate. Në letër ka gjithçka: qeverinë, shumicën parlamentare, pushtetin vendor dhe një Parti Socialiste që vazhdon të jetë makina elektorale më e organizuar në vend. Por 83 mandate nuk të garantojnë domosdoshmërisht 83 arsye për të qenë i qetë. Lëvizjet e Kryeministrit gjatë fundit të gushtit e tregojnë këtë. Mbledhjet në Pogradec, analiza e ministrave, dokumenti “Besa”, kërkesa që...
Burimi:
kohajone.com