
“Kjo është skandaloze”, Këlliçi denoncon krimin zgjedhor të Ramës: Ambasada pagoi takimin në Kretë
👁7955
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kryen krim zgjedhor. Këlliçi deklaroi se Rama po përdor pushtetin e tij dhe se është rast i një korrupsioni të shfrenuar qeveritar. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se një media greke ka konstatuar kryerjen e një pagese nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, për zhvillimin e një takimi elektoral në Hania të Kretës. Këlliçi shprehet se kjo është skandaloze, jo vetëm sepse ndodh haptazi, por edhe për arsye se është krim zgjedhor dhe si i tillë duhet dënuar. “Edi Rama kryen...
Burimi:
Sot.com.al