Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Kitara”, Ylli dhe Tayna pushtojnë zemrat
👁3082
Showbiz E Enjte, 12 Qershor 2025 18:24 Yll Limani dhe Tayna sapo kanë publikuar këngën më të re të titulluar “Kitara”. Me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët, kënga është prodhuar nga Fatjon Miftari, ndërsa pas gjithë projektit qëndron producenti ekzekutiv Bonart Ajvazi. “Kitara” është një kombinim perfekt mes vokalit të Yllit dhe stilit të guximshëm të Taynës. Dy artistët kanë sjellë një videoklip modern, energjik dhe vizualisht të fuqishëm, duke i dhënë një frymë të freskët tregut muzikor.