Kitara e Noel Gallagher shitet për një çmim rekord në ankand

Kitara e Noel Gallagher shitet për një çmim rekord në ankand

Një kitarë akustike e përdorur nga Noel Gallagher gjatë performancës së Oasis në koncertin MTV Unplugged të vitit 1996 është shitur në ankand për 226,800 paund, duke vendosur një rekord botëror për një kitarë akustike të grupit. Kitara, e nënshkruar nga Gallagher, u shit nga shtëpia britanike e ankandeve Propstore, me seli në Hertfordshire. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për çmimin më të lartë të arritur ndonjëherë në ankand për një kitarë akustike të Oasis. Ankandi muzikor solli në shitje edhe një sërë objektesh të lidhura me emra të rëndësishëm të muzikës. Mes tyre ishte një piano Yamaha C3 Grand Piano, e përdorur nga Freddie Mercury për të kompozuar këngën Crazy Little Thing Called Love, e cila u shit për 81,900 paund, ndonëse ishte parashikuar të...