Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës në Lazarat, arrestohet 55-vjeçari
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Lazarat, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Gjatë kontrollit, një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Arrestimi u krye pas monitorimeve me dron, si pjesë e operacionit “Koordinata”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Gjirokastër Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari. Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies. Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një...