Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kishte hematoma!”/ Komiteti i Helsinkit denoncon: 14-vjeçari u arrestua pasi hodhi kapsolla, u dhunua nga policia
👁7019
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një fëmije 14 vjeç, pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, nga punonjës policie. Në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se shtetasit me inicialet O.Z dhe E.G. kane njoftuar se më datë 12.04.2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, djali i tyre J.G ishte ndaluar nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 1, Tiranë për shkak se ishte kapur duke hedhur kapsolla. “Në ankesën e tyre ata pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike”,- -thuhet në deklaratën e Komitetit...