Kishin ngritur një mega-plantacion droge, arrestohen katër shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka arrestuar katër burra që jetonin në plantacion, kishin në dispozicion një sistem ujitjeje dhe një magazinë me ventilatorë dhe një ngrohës industrial me ajër të nxehtë. Nga Maria Jose Villanueva, HERALDO Garda Civile ka çmontuar një mega-plantacion marihuane në provincën e Huescës, ku janë zbuluar deri në 1.000 bimë, të cilat ruheshin nën vëzhgim nga një kamp. Personat përgjegjës për plantacionin jetonin në tenda kampingu dhe kishin në dispozicion të gjitha llojet e pajisjeve për kultivimin dhe tharjen e drogës. Kur mbërritën agjentët, kishin mbetur vetëm 72 bimë kanabisi sativa dhe rreth 220 kilogramë sytha marihuane, vlera e të cilëve në treg arrin afërsisht 413.000 euro. Megjithatë, në vendngjarje kishte gjurmë që tregonin se ishin korrur rreth 1.000 bimë, çka do...
Burimi:
syri.net