Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kisha Ortodokse Serbe mohon negociatat me Prishtinën dhe i quan shpifje lajmet
Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që qarkulluan në disa media, të cilat pretendonin se Patriarku Porfirije dhe Peshkopi i Baçkës, Irinej, po negociojnë një marrëveshje themelore me autoritetet në Prishtinë. Në një deklaratë zyrtare, Kisha i quajti këto pretendime si trillime dhe shpifje të qëllimshme.Sipas Kishës, ky është një lajm i rremë i përhapur me parimin e njohur “kape hajdutin” dhe synon destabilizimin e komunitetit serb në Kosovë, duke shërbyer interesave politike të udhëhequra nga Albin Kurti.Në deklaratë theksohet se statusi juridik i Kishës Ortodokse Serbe mbetet një nga çështjet më komplekse politike të negociatave për Kosovën....