Kineze dhe braziliane prostitucion në Elbasan, arrestohen tetë persona

Kineze dhe braziliane prostitucion në Elbasan, arrestohen tetë persona

Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Shame”, ku janë zbuluar dy apartamente në Elbasan të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit. Në flagrancë u arrestuan dy shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim vulash, si dhe tre shtetase kineze dhe braziliane për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin marrë pjesë në këtë aktivitet duke dhënë shpërblim monetar. “Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë: shtetasit kinezë K. Ch., 44...