Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kinë/ Fundosen 2 varka që transportonin turistë, 3 të vdekur dhe 60 të plagosur
👁2642
Tre persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën kur dy anije që transportonin turistë u përmbysën në një lumë në Kinën jugperëndimore, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Rreth 70 persona ranë në lumë kur dy varka u përmbysën në një lumë në qytetin Jiangxi, provinca Guizhou, thanë autoritetet lokale për Xinhua. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende 14 persona. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhen “çdo përpjekje e mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të trajtuar të plagosurit.