Burimi:
Top-Channel.tv

‘Kina na ka shfrytëzuar për vite me radhë’, Trump: Nuk ka inflacion, SHBA shton miliardat nga tarifat
👁11623
Në një postim të gjatë në Truth Social, Donald Trump dërgoi një mesazh të ri optimizmi për rrugën e ekonomisë amerikane, duke pretenduar se “çmimet e naftës dhe normat e interesit po bien” . (Rezerva Federale që lëviz ngadalë duhet t’i ulë ato!), çmimet e ushqimeve po bien” dhe se “nuk ka inflacion”. Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të, të cilat ai i quajti “të abuzuara prej kohësh”, mbledhin miliarda dollarë çdo javë nga tarifat e vendosura tashmë ndaj vendeve që ai akuzon se përfitojnë prej tyre. Trump sulmoi veçanërisht Kinën, duke e quajtur atë “shfrytëzuesin më të madh nga të...