Burimi:
Vizionplus.tv

Kina i mohon pretendimet e Zelenskyt se shtetas kinezë luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë
👁3511
Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Pekini është i vetëdijshëm se shtetasit e tij po rekrutohen për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Zelensky tha të mërkurën se autoritetet ukrainase kanë të dhënat për 155 shtetas kinezë që po luftojnë përkrah Rusisë, pas një videoje të publikuar nga ushtria ukrainase, e cila pretendon se ka kapur dy mercenarë kinezë në lindje të Ukrainës. Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se “ne do i këshillojmë palët përkatëse që ta njohin rolin e Kinës në mënyrë të...