Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

Kina dërgon 74 aeroplanë drejt Tajvanit

Tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit janë përshkallëzuar sërish, pasi Kina ka dërguar 74 aeroplanë ushtarakë drejt Tajvanit nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 61 prej tyre kaluan “vijën qendrore” në Ngushticën e Tajvanit – një veprim që konsiderohet provokues dhe i pazakontë në përmasa të tilla. Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara dhe u shoqëruan nga gjashtë anije luftarake kineze. Lëvizja ajrore e Kinës vjen menjëherë pasi anija patrulluese britanike HMS Spey kaloi përmes Ngushticës së Tajvanit, në një veprim të konfirmuar dhe mirëpritur nga Ministria e Jashtme...
Burimi: Kohajone.com