Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Kina u bëri thirrje “të gjitha palëve relevante” të ndjekin një “zgjidhje politike” për të lehtësuar tensionet dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, pas testit të fundit me koka bërthamore thërmuese nga Koreja e Veriut. “Shpresojmë që palët përkatëse do të përballen me shkakun rrënjësor të çështjes së Gadishullit Korean, do të qëndrojnë në drejtimin e zgjidhjes politike dhe do të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me veprimin e fundit të Phenianit që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mao tha: “Kina vuri në dukje raportin përkatës dhe faktin...