Kili, hiqet alarmi për cunam, pas tërmetit me magnitudë 7.5

Kili, hiqet alarmi për cunam, pas tërmetit me magnitudë 7.5

Autoritetet kiliane kanë hequr paralajmërimin për cunami dhe urdhrin e evakuimit për brigjet e rajonit Magallanes, në jugun e largët të vendit, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në det, me 17 lëkundje pasuese (shkalla Rihter). “Evakuimi parandalues ​​ka mbaruar. Me fjalë të tjera, të gjithë mund të rifillojnë aktivitetet e tyre, përveç aktiviteteve ekonomike bregdetare”, tha Juan Carlos Andrade, drejtor rajonal i Shërbimit të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive të rajonit Magallanes. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 218 kilometra në jugperëndim të Puerto Williams. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv