Kievi njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Kievi njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme, pasi Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza për vonimin e procesit. “Fillimi i operacioneve të riatdhesimit, sipas rezultateve të bisedimeve të Stambollit, është planifikuar për javën e ardhshme (…) Gjithçka do të zhvillohet sipas planit”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Krylo Budanov , duke akuzuar Moskën për “lojëra komunikimi”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv