“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot
Vetëm 11 ditë pas martesës me dashurinë e jetës së tij, Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, André Silva. Bashkëshortja e futbollistit, Rute Cardoso, ka rrëfyer me detaje momentet e ankthit, mesazhet që mbetën pa përgjigje dhe çastin kur mori lajmin që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Në verën e vitit 2025, Diogo Jota po përjetonte një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Sulmuesi portugez sapo kishte fituar Premier League-n me Liverpulin dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë, ndërsa pak ditë më parë kishte kurorëzuar dashurinë e tij me Rute Cardoson, partneren që njihte që nga fëmijëria. Por lumturia u kthye në tragjedi. Më 3 korrik 2025, Jota dhe vëllai i tij,...
Burimi:
javanews.al