Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
KFOR-i pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit: Jemi të angazhuar për stabilitet
Brenda pak ditësh, presidentja Vjosa Osmani, dy herë i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. Në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se ka qenë presidenti Trump ai që ka ndikuar që një eskalim i javëve të fundit të parandalohet. KFOR-i në një përgjigje për KOHËN nuk e ka konfirmuar e as mohuar një pretendim të tillë. Ka deklaruar se angazhimi për stabilitetin rajonal mbetet i palëkundur. “Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i rëndësishëm strategjik për Aleancën. Angazhimi ynë për stabilitetin rajonal...