Këto janë fjalët e fundit të poetit që tronditën diktaturën/ Trifon Xhagjika nuk kërkoi mëshirë…

Këto janë fjalët e fundit të poetit që tronditën diktaturën/ Trifon Xhagjika nuk kërkoi mëshirë…

Nga Visar Zhiti 61 vjet më parë, e pushkatuan dhe ishte vetëm 31 vjeç, poet… vrasja ndodhi dy ditë para Krishtlindjes nga një regjim gjakatar ateistësh, pa besuar kurrë se mund të kishte dhe ringjallje… Poeti i pushkatuar Trifon Xhagjika “Më jepni një top, t’i bie Komitetit Qendror, sistemit tuaj!” Këto ishin fjalët e fundit të tij, që po trondisnin trupin gjykues. I pandehuri nuk po kërkonte mëshirë, siç dhe u pëlqente sundimtarëve, që të ndjeheshin të gjithëfuqishëm, gjysmë perëndi, si emblema të dhunës me sopatë në dorë, që drithëronin botën. Jo vetëm që s’kishte kërkuar mëshirë, po kishte kërkuar...