Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi: Vendimi ndaj Dodikut, ‘goditje serioze për popullin serb’

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi: Vendimi ndaj Dodikut, ‘goditje serioze për popullin serb’

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë e ka dënuar vendimin kundër Millorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, entitet serb i Bosnje-Hercegovinës, duke e quajtur atë “goditje serioze politike për popullin serb në Republikën Sërpska dhe Marrëveshjen e Dejtonit”. Dodiku është dënuar me 1 gusht me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për mbajtje të ndonjë pozite publike, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë. Pas takimit, Këshilli u ka bërë thirrje të gjitha palëve në rajon që të ruajnë qetësinë. Sipas tij, synimi kryesor i Serbisë, pas vendimit, është “ruajtja e Republikës Sërpska në përputhje me...