Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban, ministri Gonxhja: Vatër rezistence dhe kulture
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. Postimi i plotë Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë. Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë...