Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Këshilli Bashkiak si mafia’, Berisha: Bashkia e Tiranës po fsheh rendin e ditës, duan mbledhje të fshehtë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët të zhvilluar ditën e sotme, ka thënë se mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës kërkohet të bëhet me dyer të mbyllura. Berisha tha se ligji e thotë qartë që mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për mediat. Kryetari i PD-së deklaroi se është detyrim që mbledhjet e këshillit në bashki të jenë të hapura për mediat. “Nuk kam një informacion se çfarë rendi dite kanë, por kam informacion se ata duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia. Në një kohë kur ligji dhe...