Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjitimon kërkesën e dy kandidatëve të opozitës

Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjitimon kërkesën e dy kandidatëve të opozitës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka legjitimuar në dhomë këshillimi kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, i Partia Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës. Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Më herët KAS e refuzoi kërkesën e tyre, pasi tha se duhej të bëhej përmes subjekteve politike, ndërsa sot u legjitimuan pasi ankimimin e bënë përmes partive politike. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv