‘Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan’/ 10 persona me armë në hotelin e Vasil Bedinajt

‘Kërkuan 5 mln euro, më kërcënuan’/ 10 persona me armë në hotelin e Vasil Bedinajt

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar në një resort në Vlorë, ku pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, ka njoftuar se persona të armatosur ishin përfshirë në një konflikt me të dhe i kërkuan 5 milionë euro. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:30. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë. Gjatë kontrolleve, pranë Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë gjetur tre persona, dy prej të cilëve kanë pësuar dëmtime si pasojë e aksidentit, ndërsa personi i tretë nuk...