Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ja kur do të zhvillohet seanca për Ilir Metën
Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së, i cili u mor i pandehur pak ditë më parë, do të mbahet në datën 8 gusht, ora 10:00. Përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës dorëzuan sot (6 Gusht) pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre. Në kërkesën e paraqitur nga avokatët, argumentohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale. Kujtojmë që dy ditë më parë (4 Gusht) Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI...