Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kërkoj vrasës për nënën”, drama e autorit amerikan në Teatrin “Migjeni”
👁3352
Një histori që prek thellë dhe sfidon moralin! “Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë tipike e formulës jetësore amerikane, erdhi premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Me regji të Naser Shatrolli dhe e përkthyer nga Artur Lena, ajo sjell një histori reale, anën e padukshme të shoqërisë amerikane, anëtarët e një familje të cilët në hallin e tyre bëjnë pazare me vetveten. Drama është e vendosur në qytetin e Teksasit, por që përkon me gjithë akumulimet e mëdha të shoqërive kapitaliste, ku njeriu shndërrohet në mjet tallës dhe sensi i masës së ndershmërisë dhe ndërgjegjes bie në fund...